Forcat ruse iu kundërpërgjigjën trupave ukrainase me raketa, dronë dhe sulme ajrore duke pretenduar se kanë zmbrapsur përparimin e Ukrainës brenda territorit rus.
Mediat dhe blogerët e luftës në Moskë raportuan për beteja intensive në të gjithë frontin e rajonit të Kurskut ndërsa forcat ukrainase po vijojnë përpjekjet për të zgjeruar kontrollin e tyre.
Guvernatori i këtij rajoni, Alexei Smirnov tha se Ukraina kontrollonte 28 vendbanime në një sipërfaqe rreth 12 kilometra në brendësi të tokës ruse dhe në rreth 40 kilometra gjerësi.
Kievi pretendon se ka marrë kontrollin në 1000 km katrorë, më shumë se dyfishi i të dhënave që jep Moska.
Ndërkohë forcat ruse kanë shtuar sulmet në një tjetër front. Gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainën lindore, po zhvillohen dhjetëra beteja ku ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e qendrës logjistike që ndodhet në këtë rajon.
Për shkak të rritjes së aktiviteteve ushtarake përgjatë vijës kufitare të dy vendet kanë kufizuar lëvizjet e civilëve. Një ditë më parë Rusia zhvendosi mijëra banorë nga rajoni Kursk.
Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar perëndimin për mbështetjen e inkursionit të befasishëm të Kievit i cili është më i madhi që prej nisjes së luftë në 2022. /vizionplus.tv




