Subscribe

Në takimin me kandidatët për deputetë në Fier, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të ndalojë me shkeljen e rregullave anti COVID, duke iu referuar takimeve elektorale që ka zhvillluar ditët e fundit nëpër qytetet e vendit.

“I bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës që të frenohen, se janë shumë dëmtuese çedukuese të pamoralshme në këtë fushë beteje ku ne jemi një dhe populli është i gjithi i interesuar sepse virusi nuk njeh të majtë dhe të djathtë asnjë nga ata dallime që janë të jetës tonë të përditshme. Nga ana tjetër të mos ushqehet me iluzionin se duke mbledhur ata tufa me 2 gishta të marrë ndonjë votë më shumë është komplet absurde dhe dëm i madh.”

Sot përfundoi gjithashtu edhe vaksinimi me një dozë i të gjitha bluzave të bardha. Kryeministri Edi Rama shtoi se po vijohet me dozën e dytë të vaksinimit dhe paralelisht po vaksinohen edhe mësuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *