Shqipëria mund të konsiderohet si parajsa e vendeve për pastrimin e parave. Shifrat janë alarmante, duke cënuar punën e investitorëve seriozë që operojnë në vënd.

Ky fakt konstatohet në raportin më të fundit të Nismës Globale kundër Krimit të Organziuar Ndërkufitar. Ndërtimi është sektori që mban dhe peshën më të madhe në investimin e parave të pista. Të dhënat e raportit tregojnë se 60% e 141 firmave që fituan lejë ndërtimi në Tiranë gjatë viteve 2017-19 nuk ishin të afta financiarisht për të përfunduar investimet.

Sipas bilanceve të këtyre kompanive, të ardhurat e tyre ishin minimale dhe nuk kishin prona apo kredi që mund t’i lejonte që të kryenin investime të tilla.

Raporti vlerson se 240 mln euro që deklaronin kompanitë vinin nga para të pista.

Nga ana tjetër edhe kreditë bankare për blerje shtëpish mund të përdoren për të llogaritur nivelin e pastrimit të parave dhe sektorit të pasurive të paluajtshme. Referuar të dhënave në raport në vitin 2019 u ndërtuan objekte me vlerë 950 mln euro, ndërkohë që kredia e dhënë për këtë sektor ishte 200 mln. Diferenca është paguar nga blerësit dhe vlerësohet se vetëm në këtë fushë janë mbi 500 mln euro që janë pastruar nëpërmjet sektorit të pasurive të paluajtshme.

Duke përdorur të njëjtën formulë në tre vitet e fundit vlerësohet se janë pastruar 1.6 mld euro para të pista vetëm në këtë fushë.

Pjesa më e madhe e transakisoneve në ndëtim bëhët me para cash në dorë dhe objektet thuasje shiten pa nisur ndërtimi, por askush nuk heton lidhur me burimin e individëve që blejnë këto banesa.  

Raporti analizon vendet e rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku rezulton se paraja kriminale në vendin tonë zë një peshë të konsiderushme në ekonomi me 22% më e larta mes tre shteteve, ndërsa ekonomia gri llogaritet në 18%.

Por Shqipëria renditet e para sa i përket edhe përhapjes  së ryshfetit me 15.7%, ndërsa Kosova 3.2 dhe  Maqedonia e Veriut në 6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *