E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Inflacioni në shkurt bie në 1.7%, shkak dobësimi i euros dhe konsumi i ulët

Inflacioni gjate muajit qe lame pas arriti ne 1.7% duke shënuar një rënie nga muaji janar me 0.6%.

 

Kjo norme inflacioni është me e ulëta qe nga janari i vitit 2018-të dhe larg objektivit te Bankës se Shqipërisë prej 3%. Sipas Institutit te Statistikave rënia erdhi si rezultat i zbutjes se inflacionit për grupin e ushqimeve.

 

Reklamë

Çmimet e këtij grupi shënuan rënie ne raport me muajin janar ku rezultoi një shtrenjtim i çmimeve me 4.3%.

 

Sipas te dhënave ndikim ne këtë situate ka dhënë nënçmimi i monedhës euro kundrejt lekut, duke frenuar çmimet e larta te produkteve te importit.

 

Gjithsesi, grupi i ushqimeve vijon te mbaje peshën kryesore ne inflacion, i ndjekur nga grupi, qira-ujë-energji, argëtim dhe kulture.

 

Ndërsa sipas INSTAT rënie te çmimeve gjate muajit shkurt shënoi grupi i veshjeve, këpucë dhe shëndetësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë