Subscribe

Ky vit duket se ka nisur me një zbutje të ndjeshme të çmimeve  në tërësi. Referuar të dhënave nga INSTAT inflacioni, matësi kryesor i çmimeve, arriti nivelin më të ulët të dy viteve të fundit, 3.4%.

Çmimet e shtrenjta vijojnë të udhëhiqen nga grupi i ushqimeve dhe pijeve, brenda të cilëve zarzavatet dhe frutat  mbajnë dhe peshën më të madhe. Grupi i dytë me çmime të shtrenjta është ai i qirasë, lëndë djegëse dhe energji si dhe mobilie dhe pajisje shtëpie. I vetmi grup që ka pësuar rënie çmimesh në raport me një vit më parë është transporti për shkak të çmimit të karburantit. Por si çdo fillim viti, INSTAT rishikon metodologjinë e matjes, duke marrë në konsideratë peshën specifike të secilit grup. Sipas të INSTAT, në këtë ndryshim  rezulton se ka një rënie të peshës së shpenzimeve për grupin e ushqime të shqiptarëve.

“Si çdo fillim viti ne përditësojmë metodologjinë, ku  marrim në konsideratë peshën e shportës së grupmallrave. Si referencë marrim anketën e buxhetit të familjeve. Ajo çka na ka rezultuar është se ka një rënie të shpenzimeve për grupin e ushqimeve dhe një rritje të grupit të hoteleve, kafeneve dhe restoranteve”,  u shpreh Ilirjana Kraja, përgjegjëse e sektorit të çmimeve në INSTAT.

Por si shpjegohet që grupi i ushqimeve ka pësuar rënie në peshën e shpenzimeve të shqiptarëve dhe është rritur ai i restoranteve? Sipas ekspertëve një nga arsyet është rritja e pagave që ka ndodhur në vitin që lamë pas, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Në 2023, paga mesatare arrin në 71. 5 mijë lekë në muaj, një fakt që mund të ketë ndikuar në rritjen e shpenzimeve në bare apo restoranteve të shqiptarëve.

Ulja e ndjeshme e normës së inflacionit është një sinjal që ai mund të kthehet në objektiv më herët seç parashikon dhe banka e Shqipërisë. Kjo e fundit thotë se fundi i vitit inflacioni arrin në 3%. Me këtë nivel mbetet për tu parë dhe  paralajmërimi i bankës këndore për t’i riparë politiken monetare, pasi guvernatori ka njoftuar se mund të ketë edhe një rritjet të normës së interesit për lekun. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *