Fotografia e Elenës, një infermiere në spitalin e Kremonas, bëri xhiron e botës. E rraskapitur, ajo po pushonte mbi tavolinën e një kompjuteri. Po merrte disa energji për t’u rikthyer në vijën e parë për të luftuar koronavirusin, por pas pesë ditësh u infektua edhe vetë.

 

Pas disa ditësh trajtim, infermierja 43-vjeçare u shërua. Pavarësisht se edhe ajo vetë u prek, Elena nuk heq dorë nga profesioni i saj. Ajo shprehet se mezi pret të kthehet në spital për të shërbyer.

 

“Unë jam mirë, faleminderit Zotit që nuk kam asnjë shqetësim. Mezi po pres që të kthehem mes kolegëve dhe të vijoj profesionin tim, profesionn që unë e dua.”

 

Për këtë rast ka reaguar në “Facebook” edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

 

“Fotografia e Elenës, një infermiere në spitalin e Kremonas, ka udhëtuar nëpër botë. Një foto e jetës reale, e përkushtimit, e sakrificës, e cila i ka prekur të gjithë. Një goditje që portretizon dashurinë e jetës, përpjekjen për ta mbrojtur atë, ku del i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Elena u shërua sot, pasi ishte pozitive në Covid-19 dhe fjalët e saj të para ishin shpresëdhënëse: “Unë  mezi pres të kthehem në spital.” Faleminderit. Faleminderit për ata që kurrë nuk heqin dorë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *