E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Infektohet me Covid-19 edhe N/Kryetarja e Bashkisë Shkodër

Ilustrim · Vizion Plus

Shkodra renditet qarku i tretë sa i takon numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 64 infektime të reja, nga këta 11 janë nga Shkodra.

 Burime prane DSHP  në këtë qytet bejne me dije se me Covid19 ka rezultuar pozitiv N/Kryetarja e Bashkise Shkoder Emilja Koliqi.

Po ashtu është infektuar edhe nje polic bashkiak.

Nga rastet e tjera mësohet se një person është gjetur pozitiv në njq fasoneri ndqrkohe rastet e tjera jane persona kontakti te rasteve te meparshme.

Burime nga drejtoria rajonale e Shëndetit Publik thanë se janë marrë masa për dezinfektimin e ambienteve si dhe gjurmimin e personave të kontaktit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh