Subscribe

Këtë të premte në vendin tonë u konfirmuan 15 persona të tjerë me koronavirus. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se shumica e rasteve janë në Tiranë.

Ndërsa dy i përkasin Kamzës, ku janë infektuar gjatë një ceremonie mortore. Me këtë rast, Tomini përsëriti edhë një herë thirrjen që të mos shmangen grumbullimet, si në rastin e një varrimi.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Dy rastet pozitive në Bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore, ndaj edhe një herë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.”

Në Spitalin Infektiv janë 24 të shtruar 24 pacientë, nga të cilët pesë janë në terapi intensive dhe një është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *