Indonezi, të tjerë tsunam vdekjeprurës pritet të godasin vendin/Foto

Autoritetet kanë paralajëmruar se akoma më shumë tsunam vdekjeprurës mund të godasin bregun indonezian në ditët në vijim pasi vullkani që shkaktoi valën shkatërruese të fundjavës vazhdon të shpërthejë.
Sipas CNN të paktën 281 njerëz kanë vdekur nga cunami, i cili goditi bregun indonezian pa paralajmërim natën e së shtunës. Qindra të tjerë janë plagosur dhe më shumë se dy duzina mbeten të zhdukur.
Pas fatkeqësisë së së shtunës, presidenti indonezian Joko Widodo urdhëroi Meteorologjinë e Indonezisë, Agjencinë Klimatologjike dhe Gjeologjike (BMKG) për të blerë detektorë që do të siguronin “paralajmërime të hershme për komunitetin”.
Sutopo Purwo Nugroho, një zëdhënës në Agjencinë Kombëtare të Zbutjes së Katastrofave të Indonezisë, paralajmëroi të dielën se tsunam më të mëdhenjë mund të godasin vendin për sa kohë që vullkani vijon të mbetet aktivë.
“Ne po i këshillojmë njerëzit që të mbeten të kujdesshëm”, tha Sutopo. “Agjencitë vazhdojnë të analizojnë rrënjët … vullkan Krakatau vazhdon të shpërthente, gjë që potencialisht mund të shkaktojë një cunami tjetër.”









