Aeroplanmbajtësja Vikrant, një nga më të mëdhatë në botë 262 metra e gjatë, do të hyjë formalisht në shërbim me marinën e Indisë pas rreth 17 vjetësh ndërtimi dhe testimesh.

 

Rreth 1,600 marinarë do të përbëjnë ekuipazhin e Vikrant, e cila do të mbajë avionë gjuajtës nga aeroplanmbajtësja tjetër, që deri së fundmi ishte e vetmja e Indisë.

 

Luftanija gjigante trashëgon emrin e saj nga pararendësja e dalë jashtë shërbimi, qe njihej për bllokadën ndaj marinës së Pakistanit, gjatë luftës së pavarësisë së Bangladeshit në 1971.

 

“Sot aeroplanmbajtësja INS Vikrant i jep vendit një vetëbesim të ri”, tha kryeministri Narendra Modi, gjatë ceremoisë në rajonin jugor të Kerala.
Mjeti ishte blerë i përdorur nga Rusia, e cila është prej kohësh furnizuesi kryesor i armëve për New Delhi.

 

Qeveria e Modi ka kërkuar të reduktojë varësinë nga blerjet e huaja të e armëve duke krijuar industrinë e saj të rëndë të brendshme.

 

Inaugurimi vjen në një kohë shqetësimesh mes ushtarakëve të lartë për sfidat e mundshme strategjike me rivalin e madh Kinën në oqeanin indian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *