Gjatë ndërrimit të viteve, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 17 qytetarë të dëmtuar si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse.
Sipas burimeve spitalore, 16 prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një person vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Autoritetet shëndetësore vijojnë të apelojnë për shmangien e përdorimit të mjeteve piroteknike, për shkak të rrezikut serioz për shëndetin dhe jetën.
/vizionplus.tv





