E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incident i pazakontë në Japoni, gjarpri hyn në sistemin elektronik të trenave, ndërpritet qarkullimi për disa orë

Një incident i pazakontë shkaktoi kaos për udhëtarët në njërën nga linjat më të frekuentuara të trenave në Japoni, pasi një gjarpër hyri në sistemin elektrik të linjës Tokaido Shinkansen, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve.

Sipas mediave japoneze, incidenti ndodhi të mërkurën ndërmjet stacioneve Gifu-Hashima dhe Maibara, çka detyroi pezullimin e trenave në drejtim të Tokios (në seksionin Shin-Osaka – Nagoya) dhe në drejtim të Osakës (në seksionin Shin-Osaka – Tokio).

Sipas mediave, të cilat citojnë kompaninë Central Japan Railway, qarkullimi i trenave u ndërpre nga ora 17:25 deri në 19:00 me orën lokale. Ndërkohë, pasagjerët formuan radhë të gjata pranë makinave të biletave në stacione.

Ky incident ndodhi në një periudhë shumë të ngarkuar për Japoninë – gjatë Javës së Artë, një periudhë 7-ditore pushimesh kombëtare ku miliona japonezë udhëtojnë, ndërsa Osaka është gjithashtu mikpritëse e Ekspozitës Botërore 2025, që po tërheq vizitorë nga e gjithë bota./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë