Subscribe

Këto janë pamjet që ofron sot Landfilli i Sharrës, dikur një bombë ekologjike për kryeqytetin. Kompania koncesionare prej dy vitesh ka nisur nga puna për zbatimin e një projekti kompleks, i cili nuk është i fokusuar vetëm në ndërtimin e një inceneratori. Por çfarë parashikohet të ndërtohet në këtë hapësirë?

 

Ka përfunduar ndërtimi i qelizes së  para e re e përpunimit të mbetjeve të ngurta urbane, është në përfundim procesi i kapsulimit, i cili parashikon që të mbyllet shumë shpejt landfilli i vjetër i tiranës, të themi vendosja në siguresë e asaj që ishte një bombë ekologjike, po ecin paralelisht punimet në objekte e tjera që parashikon projekti, sic është kaparoni i diferencimit dhe trajtimit të mbetjeve, është në fazë të përfudnimit të punimeve civile impianti i trajtimit të ujrave, i cili parashikon tre faza. Ai është një ndër më të mëdhenjtë në ballkan dhe është pjesë e integruar e këtij projekti, për të bërë trajtimin e të gjithë ujrave të ndotur, që krijohen nga mbetjet urbane. –thotë Elton Bualli, drejtor kantierit në “Integrated Energy BV SPV” .

 

 

Ndërsa puna për projektin e inceneratorit, për drejtuesit e kompanisë po i nënshtrohet çdo verifikimi dhe studimi nga studio më në zë europiane.

 

Jemi brenda limiteve apo afateve të caktuara të kontratës, pasi është një objekt i rëndësisë së vecantë i cili nuk mund të ndërtohet pa u bërë më parë detajimi i i të gjithë projektit nga studiot më në zë europine, vecanërisht ato italiane.  

 

Pjesë e projektit janë edhe hapësirat e rekreacionit, ndërsa punimet që po zbatohen respektojnë sipas kompanisë, standardet mjedisore brenda dhe jashtë vendit.

 

Këtu janë përdorur të gjithë standardet sa i përket kapsulimit të të gjithë zonës së vjetër me shtresat dhe materiet e nevojshme për kapsulimin sipas kushtet e nevojshme të mbetjeve të vjetra të qytetit dhe kthim i asaj në një park të gjelbërt sic mendohet të jetë i gjithë projekti në fund të ndërtimit.

 

Prej kohësh ky koncesion është vënë në qendër të akuzave politike, lidhur me kostot apo rrisqet që paraqet për buxhetin. Por drejtuesit e kompanisë e kanë një argument, se pse tarifa për menaxhimin e mbetjeve në tiranë prej 29euro/ ton është më e ulëta e mundshme.

 

Kjo tarifë përfshin menaxhimin e të gjithë mbetjeve të ngurta urbane të qytetit, pra është një tarifë shërbimi, ku gjithashtu përfshihet edhe kthimi i investimit që shoqëeria po bën për ndërtimin e këtij projekti që kap vlerën e 128 milion eurove.

 

Koncesionari ka fituar të drejtën për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës për një afat 30-vjeçar. Ky është një nga tre projektet që po zbatohen në vendin tonë, pas atij të Fierit dhe Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *