Deputetja Monika Kryemadhi ka folur sërish për inceneratorin e Tiranës.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se organizatori i skemës mafioze të inceneratorëve është bashkëpunëtor financiar I zyrtarëve të Rilindjes.

 

Sipas saj, taksat e shqiptarëve shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.

 

Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

 

Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

 

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar”, shkruan Kryemadhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *