Subscribe

Ka kaluar për gjykim dosja e inceneratorit të Elbasanit, në të cilën nën akuzë janë 10 persona dhe 2 kompani.

 

Vendimi nga Gjykata e Posaçme është marrë këtë të martë, ndërsa trupi gjykues refuzoi kërkesën e pjesës më të madhe të të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Një vendim i tillë pritet të merret në gjyqin e themelit.

 

Mes të akuzuarve janë Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi etj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

Në kërkim vijojnë të jenë Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, tre pronarët e kompanive koncesionare që dyshohet se përfituan miliona euro nga skemat e inceneratorëve përmes favorizimeve nga ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

 

Para pak ditësh, Gugallja u bë e ditur se ndodhet në Autri, për të cilën SPAK nisi menjëherë procedurat e ekstradimit te saj në Shqipëri.

 

Seancën e kaluar, të pandehurit kërkuan që kjo dosje të bashkohet me atë të Fierit, por kërkesë që u hodh poshtë nga gjykata. Pritet që edhe inceneratori i Fierit të kalojë së shpejti për gjykim, ndërkohë që ai i Tiranës po hetohet ende nga SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *