Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në dëshminë për Inceneratorët në Komisionin Hetimor, u ndal edhe te progres-raporti i Bashkimit Evropian, ku jepej dhe opinion për këtë çështje.

 

Teksa theksoi se në Shqipëri nuk janë ndërtuar Inceneratorë, por impiante, kreu i qeverisë pohoi se BE-ja nuk është shprehur kundër.

 

“Të bëjmë marrëveshje fjale përshtypjet tuaja janë pa interes për mua, dua kaq, kur flas unë mos më ndërprisni. Kjo është një arenë e hapur që gjithë publiku na shikon e gjykon dhe ti e mua. Ju thatë aferë, thashë individuale kush rri me kë, e kush shkon me kë, deri tani nuk më keni pyetur për një vendim qeverie.  Përgjegjësitë e liderit më mirë i lëmë për bisedë tjetër se nuk është vendi, do ishte bisedë jashtë teme dhe e parehatshme për ju. Jo, BE nuk është kundër, është përgjigja.”

 

Tabaku: Në tre progres raportet e fundit BE është shprehur me shqetësim për inceneratorët si alternativa më pak e preferua.”

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Këtu ishit e saktë. BE ka shprehur shqetësim, e vërtetë, se nuk është zgjedhja më e preferuar. Por çfarë do të thotë? BE flet për nivelin shumë të ulët, që është thuajse inekzistent i ndarjes së mbetjeve, të riciklimit, se këto janë preferencat e BE. E fundit, ne s’kemi ndërtuar inceneratorë. Impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Vërtet që nuk është zgjedhja më e preferuar e BE se sot ndan në burim e riciklon masivisht, por ndërkohë dhe me vendet me standartet më të larta mjedisore, Suedi e Danimarkë, impiantet e përpunimit të enerjgisë janë aty e ndërtohen sot e gjithë ditën”,.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *