E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Inaugurohet “Vet Hospital Tirana”! Një qendër moderne e kujdesit veterinar, standarde të larta në shërbimin për kafshët shtëpiake

Shqipëria hedh një hap të guximshëm në sektorin veterinar rajonal me hapjen madhështore të Vet Hospital Tirana, spitalit të parë dhe më të madh veterinar në vend, një nga më modernet në Ballkan.

Ky projekt vizionar është sjellë nga katër mjekë veterinerë të përkushtuar – Emre Aslan, Erko Prifti, Martin Llazani dhe Marvin Brahja, dhe vendos një standard të ri për shëndetin e kafshëve shtëpiake.

Reklamë

“Është realizimi i një ëndrre që e kemi ndarë për gati një dekadë, E kemi imagjinuar një vend ku asnjë kafshë nuk lihet pas, pavarësisht vështirësisë së rastit. Sot, ky vizion është bërë realitet”, tha dr.Emre Aslan,  partner i Vet Hospital.

Me një sipërfaqe prej 4000 metrash katrorë dhe infrastrukturë të teknologjisë së fundit, ky spital modern është i pajisur për të trajtuar edhe rastet më të ndërlikuara mjekësore, duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh veterinare nën një çati.

Reklamë

Themeluar nga katër partnerë që kanë punuar krah për krah për më shumë se 9 vite, spitali tani ka një staf prej 45 profesionistësh të apasionuar, të cilët kanë trajtuar mbi 40,000 pacientë deri më sot.

“Jemi krenarë që po vendosim një standard të ri në mjekësinë veterinare – jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Besojmë se ky është vetëm fillimi i një epoke të re për kujdesin ndaj kafshëve”, u shpreh dr.Martin Llazani, partner i Vet Hospital.

Ceremonia e inaugurimit, e mbajtur në ambientet e spitalit, u karakterizua nga prania e lartë e figurave të rëndësishme, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, i cili vlerësoi përkushtimin e themeluesve.

Në event morën pjesë edhe klientë besnikë, dashamirës të kafshëve dhe mbështetës të njohur të kauzave për mbrojtjen e kafshëve.

“Sa herë që vijmë te hyrja fluturojnë, sepse dhe stafi është shumë i mirë. Ne i lëmë shumë, tani të paktën 2-3 muaj në vit, sepse udhëtojmë. Ne e kemi si shtëpi të dytë, ne kemi dy qen që sjellim.

Është i vetmi në rajon, në Ballkan po e po, ndoshta një ndër 5 spitalet me këtë lloj teknologjie në botë. Është për t’u krenuar, për ata që kanë investuar dhe për ata që do shërbehen”.

Ambjentet e Vet Hospital Tirana përfshijnë gjithashtu një hotel luksoz për qentë dhe macet, si dhe një dyqan ekskluziv për kafshët i markës Oreo & Tony.

Vet Hospital Tirana tashmë është zyrtarisht i hapur dhe mirëpret çdo pronar kafshe që kërkon profesionalizëm, kujdes të avancuar dhe një komunitet të ndërtuar mbi respektin për kafshët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë