Ilir Proda zyrtarisht ka nisur punën këtë të enjte si kreu i ri i Policisë së Shtetit. Përmes një ceremonie të ngushtë zhvilluar mes drejtuesve më të lartë të policisë, ministri i Brendshëm prezantoi Prodën, kandidaturë që sipas tij ishte më e duhura për të drejtuar uniformat blu.
Hoxha shtoi se brenda pak ditësh do të nisë konkursi edhe për krerët e departamenteve dhe 12 drejtorëve të rinj të qarqeve.
Lexo edhe :
Related Posts
“Emërimi i z. Proda në këtë detyrë është hapi i parë, që do të pasohet nga një sërë ndryshimesh në qendër e Drejtoritë Vendore, që do të plotësojnë kuadrin e reformave që kemi nisur. Përfitoj nga rasti t’i kumtoj çdo oficeri të Policisë së Shtetit, se në procesin e përzgjedhjes së drejtuesve, nuk do të ndikojë asnjë faktor tjetër, përpos meritës dhe integritetit”, tha Hoxha.
Ndryshimet brenda kupolës së policisë për ministrin Hoxha janë të domosdoshme në mënyrë që të kemi një polici me standarte europiane.
“Duam ta formatojmë sa më shpejt Policinë e Shtetit 2030, sidomos nën dritën dhe faktin, që Shqipëria po hyn në fazën e negocimit për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë për të pasur një polici të standardeve evropiane është në të njëjtën linjë me zhvillimet e vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për të ardhmen”, tha ministri.
Sa i takon emërimeve të reja, kryepolici Proda garantoi se përzgjedhja e tyre do të bëhet sipas meritokracisë.
Fillimisht do të përzgjidhjet zv/drjetori i ri i përgjithshëm, më pas do të nisë puna e komisionit për të gjithë ata që konkurojnë për të drejtuar 6 departamentet brenda policisë së shtetit. Faza e tretë e këtij komisioni do të jetë përzgjedhja e 12 drejtorëve të rinj të qarqeve. /vizionplus.tv