E enjte, 8 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ilir Meta mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon kërkesën e ish presidentit

Apeli i Posaçëm la serish në burg ish presidentin Ilir Meta. Edhe këtë herë ai nuk ia doli të rifitojë lirinë, ndërsa avokati i tij Kujtim Cakrani e quajti vendimin e gjyqtares Saida Dollani një noterizim të SPAK.

Pas vendimit, kryetari i Partisë së Lirisë, reagoi në Facebook duke e konsideruar drejtësinë me regji.

Reklamë

Ndërkaq dosja e tij është në pritje të vendimit nëse do të kalojë apo jo në gjykim, vendim qe pritet të merret të shtunën.

Meta akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë