Ilir Alimehmeti, që kryeson listën e anëtarëve për këshillat bashkiakë në Tiranë, u ka bërë thirrje qyetatrëve të dalin të votojnë masivisht.

 

Sipas Alimehmetit  kjo është mënyra e vetme që qytetarët të ndryshojnë qytetin e tyre.

 

Deklarata e Ilir Alimehmetit

Të nderuar qytetarë të Tiranës.Sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetarët.Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona.

 

Ka pasur përpjekje, ka pasur prezencë të punonjësve të bashkisë, pranë qendrave të votimit. Ka pasur parregullsi, ka pasur vonesa 2-3 orëshe për shkak të mos funksionimit në qindra qendra votimi të pajisjeve të pajisjeve të identifikimit elektronik. Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, të ngurrojnë njerëzit, që njerëzit të pengohen, të mos dalin e të mos votojnë.

 

Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre. Dilni, votoni, masivisht.

 

Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *