E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ilaçi anti-grip që përdoret në Japoni kuron COVID-19?! Italia gati të nisë testimet

Një video e xhiruar në internet nga një italian tregon një ilaç anti-grip të përdorur në Japoni që do të kishte efekte kundër koronavirusit të ri nëse kapet që në simptomat e para.

 

Ky është Favipiravir (emri tregtar Avigan), një antiviral i autorizuar në Japoni që nga marsi 2014 për trajtimin e formave të gripit të shkaktuara nga viruset e reja të gripit dhe përdorimi i tij është i kufizuar në rastet kur antiviralët e tjerë janë joefektivë.

 

Këtë ilaç kërkojnë ta provojnë edhe italianët, veçanërisht Veneto. Guverantori Luca Zaia e pohoi diçka të tillë. Agjencia Italiane e Barnave “Aifa” njoftoi se të hënën do të nisë vlerësimi, por saktësoi se ilaçi nuk është i autorizuar për përdorim në Evropë dhe në SHBA dhe se nuk ka asnjë provë apo studim për efektivitetin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë