Rusia hodhi akuza të forta për ish-udhëheqësin afgan të mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani.

 

Zëdhënësi i ambasadës ruse në Kabul, Nikita Ishchenko, duke folur për mediat e huaja, tha se Ghani u largua nga vendi me makina të mbushura me para.

 

Sipas tij, bëhet fjalë për aq shumë para, saqë helikopteri i ish-presidentit nuk i merrte dot të gjitha.

 

“Katër makina ishin të mbushura me para. Ata u përpoqën të vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por nuk gjetën vend për të gjitha.”

 

Ghani u bë president i Afganistanit në shtator 2014, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit që pushteti u transferua në mënyrë demokratike. Por kur talebanët morën në dorë Afganistanin, ai u largua nga vendi të dielën, duke pretenduar se po ikte për të parandaluar gjakderdhjet në Kabul.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *