Krejt rastësisht, një 41-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga policia. Këtë të shtunë Verjon Manaj u ndalu nga efektivët në Durrës, që i kërkuan autorizim për lëvizjen dhe mjetin e identifikimit.

Por 41-vjeçari u largua me vrap, duke nxitur kështu ndjekjen nga ana e policëve. Pasi u prangos, u kuptua që ai ishte i dënuar me 15 vite burg për  “Trafikim të të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës,  policët kanë kapur edhe 31-vjeçarin I. P. që kërkohej për “Plagosje të lehtë me dashje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *