E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

IKMT shkon t’i shembë hotelin, pronari hipën mbi çati bashkë me fëmijën, kërcënon se do hidhet

Ky është momenti kur një kryefamiljar, pronar i hotelit 3-katësh në Radhimë, i cili është parashikuar të shembet nga IKMT, është ngjitur mbi çati dhe kërcënon se do të hidhet në rast se preket objekti që ka në pronësi. Pranë tij shihet teksa qendron djali i mitur.

 

 

 

Reklamë

Pronarët e hotelit thonë se ndërtesa është në proces legalizimi.

 

Rezistenca e qytetarëve bëri që Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të tërhiqet përkohësisht nga shembja e hotelit pa leje. Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Berberi bisedoi me punonjësit e IKMT, duke kërkuar që të ndërhyhet pas qetësimit të konfliktit me pronarët dhe një shtease italiaine që ka marrë me qira objektin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë