Presidentja e Kosovës përmes një postimi të ndjerë në Facebook, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-Presidentit Nishani në moshën 56-vjeçare.

 

Osmani shkruan se Nishani përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën pareshtur deri në frymën e tij të fundit.

 

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”- shkruan Presidentja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *