Ndonëse në politike ulje ngritjet i ka pasur të mëdha, në futboll nuk ka asnjë diskutim që Silvio Berlusconi është fituesi më i madh i historise në nivel klubesh.

 

Njeriu që drejtoi Milanin si president për 31 vite me radhë, hoqi dorë përfundimisht këtë të enjte më 13 prill 2017 nga ky post për tia lënë stafën kinezeve që kryesohen nga biznesmeni Li Yonghong.

 

Një ngjarje padiskutim shumë e madhe për një nga klubet me te medha të historise se futbollit Italian, europian dhe botëror. Berlusconi që në vitet e fundit nuk po arrinte dot ta bënte “krijesën e tij konkurruese në nivel europian, zgjodhi të heq dorë duke i shitur të gjitha aksionet në këmbim të 740 milion eurove.

 

Miq të tij të afërt sic ishte rasti i trajnerit te madh Sacchi sqarojnë se “don Silvio”  po e përjeton shumë keq ndarjen nga kuqezinjte, klub të cilin e ktheu ne një ikone të futbollit botëror te klubeve, dhe një marke më të cilën krenoheshin të gjithë italianet.

 

Ai është padiskutim presidenti më fitues i historise pasi në 31 vite mori plot 29 trofe, nga të cilët 5 kupa kampionesh, tre kupa interkontinetale he 8 kampionate italiane. Fal tij milani është sot një nga klubet më të mëdha që ka njohur historia e futbollit të klubeve.

 

Berlusconi ishte presidenti që bëri të mundur afrimin tek Milani të yjeve të klasit botëror si Van Basten, Gullit, Rajkard, Baggio, Weah, Shevchenko, Kaka, Rui Costa, Beckham, Ibrahimovic, Ronaldinho, Nesta, Pirlo, Rivaldo etj pa lënë menjanë ikona të shtëpisë së vet si Baressi dhe Maldini. Me largimin e një presidenti të tillë, vështirë të thuhet nëse e ardhmja do të jetë më e mirë sesa e kaluara..sidomos kur krahasimet behen me një president legjendar si Silvio Berlusconi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *