Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

IDU mbështet rezolutën e paraqitur nga PD: Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

8 Dhjetor 10:05

Unioni Nderkombëtar Demokrat (IDU) ka miratuar me votë unanime Rezolutën për Shqipërinë të paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përmes të cilës kërkohet të ndalet persekutimi politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për të gjithë aktorët politikë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.

Në rezolutë theksohet se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke garantuar pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet, si dhe krijimi i një qeverie kujdestare, e modeluar sipas Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo është rezoluta e tretë që miratohet nga grupime politike që i përkasin qendrës së djathtë dhe të djathtëve nga vende të ndryshme të Botës në ditët e fundit. Gjithashtu PPE ka miratuar një rezolutë për Shqipërinë.

 Në prezantimin e Rezolutës znj. Vokshi, përfaqësuese e PD, theksoi: Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).

 Rezolutë për Shqipërinë

Në rezolutë shprehet shqetësim i madh në lidhje me: përqendrimin e pushtetit në duart e një personi dhe shndërrimin e zgjedhjeve në fasadë; persekutimin politik ndaj të gjithë liderëve të opozitës, që përballen me persekutim politik, burgosje dhe kërcënime si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri, duke e krahasuar me regjimet autoritare në Bjellorusi dhe Tunizi; korrupsionin e shfrenuar dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe drejtuesve të Partisë Socialiste,  për të manipuluar zgjedhjet dhe ndikimin ne emërimet në postet kyçe; dështimin e qeverisjes së Ramës për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR në lidhje me abuzimet elektorale.

Shqetësimi I IDU bëhet akoma më i madh duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025 ndërkohë që represioni politik po përshkallëzohet, që dëshmon që gjyqësori është kthyer në një mjet për të shtypur opozitën dhe për të manipuluar zgjedhjet.

 Rezoluta e IDU kërkon:

  1. Të ndalet persekutimi politik ndaj liderëve të opozitës, dhe sigurimi i një mjedisi të lirë e të ndershëm për të gjithë aktorët politikë në mënyrë që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.
  2. Garantimin e shtetit të së drejtës dhe integritetit institucional si themele të një shoqërie demokratike.
  3. Sistem gjyqësor të paanshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike.
  4. Intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave, duke siguruar që veprimet të mbeten të paanshme duke mos targetuar opozitën.
  5. Zgjedhje të lira dhe të ndershme që garantojnë pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet.
  6. Krijimin e një qeverie kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

 

Posted Under:
Politike
Tagged:
IDU Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard qytetarët nis marshimin në rrugë

më shumë...

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me qytetarët

më shumë...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund konfliktit të armatosur dhe vendosi themelet e bashkëjetesës

më shumë...

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj ankimon vendimin në Apel

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.