Subscribe

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, duke iu referuar rastit të kandidatit të PD-së, Dashamir Tahirit në Vlorë ne vitin 2017, u shpreh se raste të tilla nuk do të përsëriten më. Idrizi shtoi se z.Dule nuk do të jetë mbi një kandidat çam.

Shpëtim Idrizi: Në qoftë se ju keni parasysh rastin e viti 2017, ku kandidati i PD-së, në Vlorë, Dashamir Tahiri, ishte një më poshtë dhe dukej sikur shqiptarët e Çamërisë do votonin dhe kalabiç tij të ishte Dulja, po ju them se kësaj radhe nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Nuk përsëritet më 2017-ta në qarkun e Vlorës.

Alban Dudushi: Do përjashtoni Dulen nga kandididmi në Vlorë?

Shpëtim Idrizi: Po them që, në qoftë se do ishte një rast i tillë, do shkoja vetë në Vlorë. Nuk do përsëritet rasti i 2017-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *