Kronikë
Identifikohet viktima i përplasur për vdekje nga BMW në Lezhë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë ku si pasojë humbi jetën një person.
Reklamë
Viktima është shtetasi me inicialet D.V., 61 vjeç banues në Tale.
Reklamë
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkollë-Tale, ku shtetasi me inicialet A.I., 37 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar 61 vjeçarin, I cili po udhëtonte në këmbë. Si pasojë e aksidentit 61 vjeçari ka ndëruar jetë në moment.
Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore ndërsa po kryehen veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




