Kronikë
Identifikohet 40 vjeçari që vdiq duke punuar tek një kabinë elektrike ( DETAJET)

Nje 40 vjecar ka mbetur i vdekur poshte rrenojave te nje kabine elektrike ne qytetin e Pogradecit.
Reklamë
Paulin Mexhaj banues ne Tirane ka qene duke punuar sebashku me nje person tjeter ne ngritjen e nje muri mbrojtes te nje kabine elektrike ne nje lagje periferike te qytetit liqenor.
Reklamë
Burime te siguruara thane se papritmas muri sebashku me nje pjese te kabines kane rene duke e zene poshte 40 vjecarin, i cili ishte pjese e nje brigade qe po kryente rikonstruksionin e kabinave te qytetit, pas nje investimi te Bankes Boterore qe perfshinte edhe rikonstruksionin e linjave elektrike.
Policia eshte ne vendngjarje duke hetuar per shkaqet dhe rrethanat qe i morren jeten 40 vjecarit.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




