E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Identifikohen autorët e zjarrvënies në Tepelenë, arrestohet 48-vjeçari

Policia ka identifikuar tre autorët e zjarrvënies në Tepelenë. Si pasojë është vënë në pranga një 48-vjeçar dhe janë proceduar të lirë dy të tjerë. 48-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

 

Në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë identifikuar autorët e 3 rasteve të evidentuara në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë