Ibraj: Qytetarët duan të dinë ku janë paratë, jo komunikimet në telefona

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se shqiptarët duan të dinë nëse janë marrë para nga fondet publike, jo bisedat private në celulare .
Duke përmendur vendimin e gjykatës për çështjen “Balluku”, ai tha se askund nuk shkruhet vjedhje apo korrupsion, por vetëm pabarazi në tendera.
Sipas tij, kërkesa e prokurorit për masat ndaj Ballukut është bërë mbi bazën e provave dhe është e arsyetuar.
Ibraj: Qytetarëve u intereson a ka bërë korrupsion apo jo Balluku. A ka dalë provë që ka korrupsion? Ku janë këto para? Kur prokurori ka kërkuar ndalim nga shteti dhe pezullimin, nuk e ka dhënë pa prova. Ka dalë një vendim gjykate dhe është i arsyetuar. Pra, në gjithë vendimin që është dhënë, nuk i përmendet askujt fjala vjedhje apo korrupsion, vetëm pabarazi në tendera. Pra, shqiptarët janë të interesuar, janë marrë para nga paratë publike apo jo? Më duhen paratë ku janë, nuk më duhen komunikimet nëpër telefona.
/vizionplus.tv




