Subscribe

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka nënvizuar se SPAK do të fillojë punën në momentin që do të mbyllin vettingun 7 kandidatët e tjerë.

 

Nga Komisioni i Ligjeve, Ibrahimi tha se 8 prej kandidatëve e kanë kaluar vettingun dhe po pritet pjesa tjetër e kandidatëve pasi, sipas tij, ligji nuk e lejon që prkokurorët të bëhen pjesë e SPAK pa kaluar në filtrat verifikimit.

 

“Sot kemi identifikuar dhe përzgjedhur 15 kandidatë, për të qenë pjesë të Prokurorisë së Posaçme, por këta prokurorë duhet të marrin edhe vulën e Vettingut. Në momentin që i emërojmë SPAK fillon punën. Deri më tani, 8 prej tyre e kanë kaluar Vettingun. Është kusht, që pa kaluar Vettingun, prokurorët nuk mund të bëhen pjesë e SPAK.:

 

Sa I takon deklaratës së kryeministrit Rama për grupimin KÇK, Ibrahimi tha se nga ana e KLP nuk është marrë asnjë hetim I thelluar pasi, sipas tij, janë akuza politike.

 

“Kryeministri Edi Rama bëri një akuzë të përgjithshme dhe politike, si të tillë e kemi trajtuar edhe ne. Nuk është se po bëjmë një hetimit të thelluar, por po e shohim në përgjithësi. Nuk mjafton për të bërë gjyq”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *