Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

Starmer do të mbetet deputet pas largimit nga posti...

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen...

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e...

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u...

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim fytyrash

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk do të...

Rutte do të takojë Trump para Samitit të NATO-s

Ibrahimaj: Rritja e pjesëmarrjes së bizneseve në prokurimin publik, kyç për transparencë, konkurrencë dhe integrim europian

27 Shkurt 14:30

Në Forumin me shoqatat e biznesit, sipërmarrës  dhe ekspertë  të prokurimeve,  mbi nxitjen e pjesëmarrjes së bizneseve në procedurat e prokurimit të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit,  Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe sipërmarrjes për rritjen e konkurrencës, transparencës dhe eficiencës në përdorimin e fondeve publike.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të digjitalizimit të proceseve të prokurimit publik, duke garantuar më shumë transparencë, gjurmueshmëri dhe standardizim të procedurave.

Rezultatet tregojnë rritje të numrit të proceseve të menaxhuara nga OBP dhe njëkohësisht ulje të numrit të ankesave, si rezultat i metodologjisë së unifikuar dhe standardizimit të dokumentacionit dhe procedurave.

“Pjesëmarrja sa më e gjerë e bizneseve në prokurimin publik sjell konkurrencë më të fortë, produkte dhe shërbime më cilësore, si dhe kosto më të ulëta për qytetarët”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Ajo bëri të ditur se, pas ndryshimeve ligjore të miratuara së fundmi, Operatorit të Blerjeve të Përqendruara do t’i shtohet përgjegjësia për zhvillimin e procedurave të prokurimit në fushën e teknologjisë së informacionit, duke zgjeruar aktivitetin e programit të blerjeve të përqendruara dhe duke garantuar procese të standardizuara dhe më efikase në këtë sektor strategjik.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është ndërtimi i një sistemi të ri prokurimesh, në bashkëpunim me Bankën Botërore, i cili do të përfshijë përdorimin e inteligjencës artificiale në të gjithë ciklin e prokurimit.

“Besoj se Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të përdorë inteligjencën artificiale në të gjitha proceset e prokurimit. Ka vende të cilat e përdorim për një pjesë të procesit, por jo në të gjithë procesin”, deklaroi Ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, sistemi i ri do të rrisë më tej transparencën, do të shkurtojë afatet procedurale dhe do të thjeshtojë proceset për bizneset, duke automatizuar një pjesë të madhe të procedurave dhe duke reduktuar ndërhyrjet manuale.

Ministrja theksoi se prokurimi publik përbën një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve qeveritare dhe përfaqëson një potencial të madh për bizneset shqiptare.

Ajo nënvizoi se ligji “Për prokurimin publik”  është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, duke krijuar mundësi konkrete që sipërmarrjet shqiptare të përgatiten për pjesëmarrje edhe në procedurat europiane.

Ministrja u bëri thirrje të gjitha bizneseve dhe shoqatave të tyre që të angazhohen aktivisht në procedurat e shpallura nga OBP, si dhe të paraqesin sugjerime dhe rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve.

“Kjo është një punë e përbashkët. Qëllimi ynë është të krijojmë një sistem prokurimi sa më transparent, efikas dhe gjithëpërfshirës, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe përgatitjes së bizneseve shqiptare për tregun europian”, deklaroi Ministrja Ibrahimaj.

Në vijim, Administratorja e OBP-së, Arlinda Pogaj, prezantoi rolin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në standardizimin dhe konsolidimin e procedurave të prokurimit, duke theksuar se institucioni synon të krijojë një model më të parashikueshëm dhe më të hapur për tregun.

“OBP është e angazhuar për të krijuar rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë operatorët ekonomikë. Qëllimi ynë është që prokurimi publik të jetë i parashikueshëm, transparent dhe i aksesueshëm, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Besojmë se vetëm përmes dialogut të vazhdueshëm me biznesin mund të ndërtojmë një sistem që funksionon në dobi të ekonomisë dhe qytetarëve,” u shpreh Pogaj.

Ajo shtoi se forcimi i konkurrencës mbetet prioritet thelbësor për institucionin që drejton.

Në panelin e diskutimit, me temë “Sfida dhe mundësi për bizneset në prokurimin publik”, përfaqësues të biznesit ndanë shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me kriteret, procedurat dhe aksesin në tenderë.  Arben Shkodra, sekretar i Këshillit Ekonomik Kombëtar, vlerësoi nismën për dialog të drejtpërdrejtë me institucionet publike, duke theksuar nevojën për komunikim të vazhdueshëm.

“Biznesi ka nevojë për rregulla të qarta, procedura të standardizuara dhe parashikueshmëri. Forume të tilla krijojnë hapësirën e nevojshme për të ndërtuar besim dhe për të adresuar konkretisht barrierat që hasen në praktikë,” u shpreh Shkodra.

Gjatë këtij forumi u theksua se rritja e pjesëmarrjes në procedurat e OBP-së pritet të kontribuojë në forcimin e konkurrencës, përmirësimin e cilësisë së ofertave dhe në kursimin e fondeve publike përmes standardizimit dhe konsolidimit të blerjeve.

Gjatë 21 muajve të veprimtarisë së tij, OBP ka konsoliduar një model të qëndrueshëm të prokurimit të përqendruar në rreth 40 fusha të ndryshme, duke zhvilluar afro 1000 procedura për 216 institucione publike dhe duke kursyer për buxhetin e shtetit rreth 35.5 milionë euro.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
ibrahimaj Transparencë Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e enjte, ja çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Nga roli i gjyshërve në familje te marrja e ‘dados’, psikologu zbulon balancat e duhura

më shumë...

Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale!

më shumë...

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj: Duhet ti mësojmë ata me mërzitjen!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:43

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:26

Starmer do të mbetet deputet pas largimit...

10:18

Brukseli planifikon mision të ri në Liban,...

9:48

Moti i keq në Gramsh, breshëri shkakton...

9:35

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me...

9:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin në rrugët...

8:38

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish...

8:10

Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta...

7:56

Policia britanike “armatoset” me dronë dhe skanim...

7:37

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi...

7:24

Trump: Irani ka informuar SHBA se nuk...

7:03

Rutte do të takojë Trump para Samitit...

6:39

Dënohet me 7 vite burg nënkryetari i...

6:31

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin kundër drogës...

6:13

Reforma Administrativo-Territoriale/ Debat mes Boçit dhe Isait:...

6:01

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen...

5:38

Ushtria amerikane: Kemi vrarë një udhëheqës të...

5:30

Dorëheqja e Starmer si lider i Laburistëve...

5:04

Krim brenda familjes në Itali! Burri vret...

4:50

Rama pret ambasadorin turk, në fokus forcimi...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shpr...
  • “Në një njohje me ish-fermeren e Ferma VIP”, Henri Rru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.