E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I zuri orteku poshtë, dy skiatorë humbasin jetën

Dy skiatorë në rajonin austriak të Tirolit kanë humbur jetën këtë të enjte (26 Dhjetor), pasi u ‘varrosën’ nga një ortek.

Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive. Lajmin e raportoi gazeta Tiroler Tageszeitung.

Tre helikopterë morën pjesë në operacionet e shpëtimit, gjatë të cilave u gjetën dy të vdekurit dhe një person i tretë që mendohet se gjithashtu është goditur nga orteku dhe po vijojnë kërkimet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë