I zhdukur prej paradites së djeshme në brigjet e lumit Seman, trupi i 14 vjecarit ende nuk është gjetur.

 

Përgjatë gjithë natës familjarët e të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit, por pa mundur dot.

 

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale RENEA dhe polumbarët të cilët vazhdojnë kërkimet.

 

 

Të gjitha dyshimet janë se 14 vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

 

Një tjetër djal i familjes Saka ështe mbytur më shumë se 10 vite më pare, ndërsa banorë të zonës kanë tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

 

Kërkimet në brigjet e lumit vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *