E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, përfundon në pranga 21-vjeçari në Librazhd

Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia në Librazhd.

Sipas njoftimit zyrtar, ai i vendosi zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: 

Reklamë

O.G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë