E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I vunë zjarrin tre makinave në Vlorë, kapen 2 autorët dhe porositësi

Një ditë pasi në Vlorë u dogjën qëllimisht tre automjete , policia ka vënë në pranga porositësin dhe personin që u vuri zjarrin makinave.

 

Në pranga ka rënë Julian Çobo e Kreshnik Yzeiri dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre Elton Lushaj, i cili siguroi lëndën djegëse.

 

Reklamë

Në orët e para të mëngjesit të së martës, automjetet morën flakë, teksa ishin parkuar poshtë një pallati në lagjen “28 nentori”.

 

Policia pasi mori në pyetje pronarët e makinave kqyri edhe kamerat e sigurisë në zonë, nga ku u zbardh gjithë dinamika e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë