E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I vunë zjarrin mobilerisë në Krujë, arrestohen dy persona

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi janë përgjegjës për ngjarjen e të hënës në Nikël ku një mobileri u përfshi nga flakët.

 

Shtetasit e arrestuar janë me inicialet A.M., 26 vjeç dhe  N. M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë, Krujë.

 

Reklamë

Këta shtetas sipas policisë, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë,i vunë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Dy personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë