E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I vodhi varësen nga qafa të miturit, arrestohet 50-vjeçari në Berat

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat.

Burri u kap në flagrancë, duke i vjedhur varësen nga qafa të miturit.

Reklamë

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në pedonalen e qytetit.

“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në pedonalen e qytetit, i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë