Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë pasi i vodhën para me forcë një shtetasi të huaj.

 

Shtetasit e arrestuar janë I.T., 14 vjeç dhe D.M., 17 vjeç të dy banues në Vlorë.

 

Sipas policisë dy të rinjtë I vodhën në zonën e “Plazhit të Vjetër” një shtetasi gjerman 50 euro.

 

Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

 

Po ashtu bëhet me dije nga policia e Vlorës se në pranga ka rënë dhe një 20 vjeçar me inicialet D.F..

 

20 vjeçari u arrestua pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Lancia” në rrugën “Duro Shaka” ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur në rrugë.

 

Nga aksidenti u plagos pasagjeri F. Z., 20 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *