E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I vihet zjarri në mes të fshatit makinës së kryeplakut të Vermoshit

Digjet makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata.

 

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së të dielës, në qendër të fshatit. Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.

 

Reklamë

Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Vetë Vata është lajmëruar nga të afërm për këtë ngjarje.

 

Ndërkohë, specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë