Subscribe

Veliaj sërish  riktheu  në vëmendje të opinionit publik konfliktin me FSHF dhe betejën me të si aksioner i klubit të tiranës.

 

Ai shftyëzoi takimin me rektorët e universiteteve private për thënë se kjo cështje duhet të rregullohet një herë e mirë.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë. Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se ‘dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?’. Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm njëherë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet.

 

Pas takimeve me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike, Veliaj zhvilloi edhe një bisedë me rektorët e universiteteve private, ku shtoi se nuk ka institucione akademike të paprekshme.

 

“Universitetet janë të pavarura, por nuk janë të paprekshme. Kanë një bord, auditohen, japin llogari, kanë një komision që vjen nga Ministria e Arsimit dhe i vlerëson. Kurse universitetet që prodhonin diploma me shaptilografë nuk ekzistojnë më. Të tjerët, që janë qendra të ekselencës, inkurajohen të vazhdojnë më tej, të pavarur patjetër, dhe jo të paprekshëm

 

Këto takime zhvillohen në kuadër të përgatitjes së programit për Tiranën, kryeqytetin europian të rinisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *