Subscribe

Koordinatori në degën e PD në Shijak, Ilgner Vora ka dhënë një prononcim për mediat pas sulmit me tritol mbrëmë në banesën e tij.

 

Ai mohoi që të ketë konflikte me njeri. Sa i përket vëllait të tij, Vora tha se është vetëm 16 vjeç dhe se nuk beson që mund të ketë konflikte.

 

“Ishte një tritol i shpërthyer pranë derës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Shpërtheu një fitil me lëndë plasëse të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit. Policia e Shijakut dhe e Durrësit po hetojmë. Sa i përket politikës, unë ushtroj gjatë 3 viteve ushtroj detyrën e kryetarit në Shijak…Vëlla im është 16 vjeç. Nuk kemi konflikte me askënd. Përveç denoncimeve tona politike. Por duhet të presim. Ne jemi familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një banesë, bashkë me vëllain e madh dhe familjen e tij. Të trembur jemi shumë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *