Konfiskohen pasur të konsiderueshme të Florenc Capjes, personazh I njohur I botës së krimit i cili ndodhet në Dubai, ndonëse i akuzuar zyrtarisht për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri më shumë se 10 vite me parë.

Ishte Gjykata e Posaçme që kërkoi konfiskimin e pasurisë së elbasanasit. Tashmë këto prona, në Elbasan dhe Pogradec, do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Më poshte lista e pasurive të konfiskuara:

• Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;
• -Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;
• -Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
• -Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

 

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *