E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet një person në Lezhë

Arrestohet një person në Lezhë i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se në pranga ka rënë Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.

Reklamë

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin: Y.B., 41 vjeç”, shkruhet në komunikatën e Policisë.

Ky person ishte i shpallur në kërkim në nëntor të  vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë