Një 30 vjeçar malazez është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit këtë të premte.
30-vjeçari i identifikuar si Albion Durakoviç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Albion Durakoviç pritet të ekstradohet në Francë.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.
30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës”, njofton policia. /vizionplus.tv





