E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 46-vjeçari në Malësinë e Madhe, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 46-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Malësisë së Madhe.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”. 46-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë