E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shoqëruar nga bashkëshortja dhe Zaho, kryeministri Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut

Kryeministri i vendi, Edi Rama, i cili ndodhet në Vatikan, ka zhvilluar homazhe në varrin e Papa Françeskut. Ai shoqërohet nga bashkëshortjae tij, Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho.

Shefi i qeverisë thotë se Papa Françesku është një mik i paharruar i Shqipërisë që nuk harronte kurrë të lutej për popullin shqiptar.

Reklamë

Rama: Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë.

Më herët, kryeministri u prit në audiencë nga Papa Leoni XIV. Më pas u zhvillua takimi në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë