E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I riu ra nga ballkoni dhe vdiq, nën hetim përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe administratori i hotelit

Policia ka marrë nën hetim administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes së hotelit, ku 28-vjeçari Ajdin Mustafi ndërroi jetë, pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës ku qëndronte.

 

Dy ditë pas ngjarjes tragjike, uniform blu bëjnë me dije se R. H.,38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 

Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e një dhome në katin e pestë të hotelit. I riu ishte mbështetur, por kangjellat e amortizuara janë shembur papritur, duke i kushtuar të riut jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë